Vendi
Lushnje, donte të vriste nënën, arrestohet 38 vjeçari

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi dyshohet se do të kryente krim në familje.
Shtetasi I arrestuar është me inicialet E.D, banues në Dushk, Lushnjë.
Reklamë
Pas një njoftimi të marrë në rrugë operative se ky 38 vjeçari po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës, policia ka reaguar në kohë duke parandaluar krimin.
Gjatë ndërhyrjes policia I gjeti 38 vjeçarit në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.
38 vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë





