E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lushnjë, atentat dy të rinjve

Dy te rinj u plagosen pasditen e kësaj te diele ne Lushnje, pas nje atentati ne nje lokal te qytetit. Sipas policisë, nje person ka qëlluar nga nje makine ne lëvizje mbi 21-vjeçarin Xhulio Shkurti dhe mbi shokun e tij Sajmo Xhelili 24 vjeç. Te dy ata kane marre plage ne këmbe e trup dhe pas plagosjes, jane dërguar me urgjence drejt Tiranës. Burime te policisë bene te ditur se nje nga shënjestrat e atentatit, Xhulio Shkurti, është nipi i Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe si Aldo Bare. Ndërkohe, autori i krimit eshte identifikuar nga policia dhe është shpallur ne kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë