E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 55 minuta më parë
Vendi

Lushnje, asgjësohen 2074 bimë kanabis

Rreth 2074 bimëve kanabis sativa janw asgjësuar nga policia në Lushnje. Në fshatin Çiflik u gjetën edhe 198 fidanë në kubik. . Operacioni i koduar “Burimi i Caushit” shpalli në kërkim dy kultivuesit: N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes dhe Y.P., 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” të Beratit.

Ndërkohë, Policia e Mallakastrës ka arrestuar në flagrancë 47-vjeçarin Bashkim Sulaj, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Llakaj” të fshatit Çorrush, në ullishten në pronësi dhe pranë banesës së shtetasit Bashkim Sulaj, u gjetën dhe asgjësuan 640 bimë narkotike kanabis të mbjella në 19 arka felizoli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë