Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ne Lushnje nga një 66-vjeçar këtë të martë.

 

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një fast-food ku I riu punonte si kamarier.

 

 

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa I moshuari ka qenë në gjendje të dehur.

 

 

I riu është dërguar për mjekim në spital ndërsa 66-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

 

 

Lushnjë

 

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.   

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.    

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *