Subscribe

Udhëtimi për në Parkun Kombëtarë të Lurës, aq sa i bukur, është edhe i vështirë. Të duhet një mjet si ky për të përshkuar rreth 50 km rrugë rurale. E ndërsa futesh në njësinë administrative Lurë, përballesh me një realitet krejt ndryshe nga ai që pret të shohësh. Shtëpitë kanë një pamje të frikshme, pasi banorët i kanë braktisur prej kohësh. Banorët shprehen se turizmi nuk po gjen zhvillim për shkak të rrugës shumë të amortizuar dhe shkatërrimit të pyjeve. Gjovalin Koçeku dhe Ali Bruçi, thonë se Lura po shkatërrohet çdo ditë e më shumë, e askush nuk po bën gjë për të. Administratori i Njësisë Lurë në Bashkinë e Dibrës, Hasan Hoti, tha se e vetmja kërkese e banorëve është asfaltimi i rrugës dhe rimëkëmbja e pyjeve. Teksa merr rrugën për t’u ngjitur pranë Liqeneve të parkut Kombëtar të Lurës, pamja vërtetë është e trishtueshme. Për banorët e mbetur ne Lure, e vetmja mënyrë jetese është bujqësia e blegtoria, por edhe këtu me mungesa të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *