Subscribe

Një investim prej 15 milionë eurosh po realizohet në portin e Vlorës. Projekti është përshtatur në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit, atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve.

 

Kryeministri Rama inspektoi punimet, ndërsa deklaroi se porti duhet të integrohet me lungomaren, në mënyrë që të jetë i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët.

 

 

“E gjithë sfida tani është të bëjmë planin rregullues të të gjithë zonës që të kthehet në një pjesë të qytetit e gjitha kjo. S’mund të jetë Porti i izoluar nga qyteti. Pastaj të vazhdojmë me fazën tjetër të Lungomares, në krahun tjetër. Por këtu duhet të kemi një plan shumë shpejt që të na lidhet Lungomare me Bulevardin. Kjo është pikë fokale tani.”

 

 

Gjatë vizitës në Vlorë, kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministri Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, pa nga afër edhe sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

 

 “Ajo që është pak, por e sigurte është që gjithë plazhi i Lungomares do të jetë plazhi spektakolar dhe më i populluar. Që të bëhet plazhi më spektakolar dhe më i populluar, duhet garantuar përfundimisht zgjidhja e problemit 70 vjeçar të kanalizimeve. Me projektin e ri e kemi adresuar problemin. Financimi është vënë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Menjëherë me fillimin e vitit do të hapet gara dhe pastaj do të fillojë puna për të stabilizuar gjithë ujërat e zeza, të gjithë zonës në krah të Lungomares, në mënyrë që uji i detit të ndahet përfundimisht nga ujërat e miletit dhe me atë ndarje të kemi popullim të plazhit dhe rritje të mëtejshme të ekonomisë së Vlorës nga turizmi.  Kjo është gjë e madhe, ashtu sikundër gjithë kjo flota e makinerive speciale për mbajtjen nën kontroll të gjithë kanalizimeve, është një risi e mirëseardhur për Vlorën që është një model zhvillimi, ku do vazhdojmë të investojmë.”

 

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri bëri të ditur se vitin tjetër do të ketë edhe ndërhyrje të tjera në qytet për sistemimin e ujërave të zeza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *