E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Lungomare 3”, IKMT nis shembjen e disa objekteve në Radhimë në mesin e sezonit turistik

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë objekte ndërtesa në kuadër të projektit “Lungomare 3”.

IKMT raportohet se do të nisë shembjen e disa objekteve në Radhimë e jo vetëm, ndonëse është kulmi i sezonit turistik.

Mësohet se do të shemben tre “beach bar” në aksin Radhimë-Orikum.

Aksioni do prekë edhe objekte të mëdha, restorante e hotele në ditët në vazhdim. Megjithatë, raportohet se nuk ka pasur kundërshtime nga pronaret e objekteve. Burime nga IKMT bëjnë me dije se janë 50 objekte që do të prishen.

Më shumë video

Reklamë