E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Lumnimi i 38 martireve të Kishës Katolike

Dy muaj pas shenjtërimit te Nene Terezës, Vatikani lumnon 38 klerikët katolike te ekzekutuar gjate regjimit komunist ne Shqipëri. 14 vjet pas nisjes se këtij procesi, me urdhër te Papa Françeskut është mbajtur kete te shtune ne Shkodër mesha e shenjte e lumnimit te 38 martireve. Mesha e shenjte është drejtuar nga Kardinali i Kongregrates për Çështjen e Shenjtëve. Tani e tutje tha kleriku i larte i Vatikanit 5 nëntorit do te jete festa e 38 martireve. Rreth 10 mije pelegrinë kane ndjekur meshën e shenjte, e cila u zhvillua ne katedralen e Shen Shtjefnit ne Shkodër. Ne sheshin “Papa Gjon Pali i II” përballë Katedrales ishin instaluar ekrane te mëdhenj ku u ndoq direkt mesha e lumnimit te klerikëve katolike.

Më shumë video

Reklamë