Subscribe

Agjencia Kombëtare e Motit për Francën vijon të mbajë në alarm 30 departamente për shkak të përmbytjeve.

 

Pas reshjeve të vazhdueshme që kanë kërcënuar vendin për ditë me radhë, tashmë pritet që niveli i lumit Sena, në kryeqytet të arrijë nivelin e 5.7 metrave.

 

Rrugët janë zhytur tërësisht nën ujë, ndërkohë njerëzit kanë përdorur varkat për të shkuar në vendet e tyre të punës. Qytetarët rrëfejnë se përmbytje të tilla nuk janë parë në qytet që nga viti 2001.

 

Shkak i daljes nga shtrati të lumit u bë shiu i rrëmbyeshëm që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Francës prej të paktën tre ditësh.

 

Përveç Parisit edhe Normandia, jugperëndimi si dhe pjesë të tjera të vendit në lindje janë ndër më të prekurat.

 

Qindra njerëzve u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë e tyre në Paris pas alarmit të përmbytjes. Ndërkohë që autoritetet po përgatiten të evakuojnë vepra arti të çmueshme nga Muzeu i Luvrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *