Subscribe

Partia Demokratike ka publikuar nje video te zonës se lumit te Vlorës te mbjelle me kanabis. Sekretari per aksionin qytetar pranë PD Ervin Salianji ka deklaruar se këto pamje nga ajri faktojnë se tashme lugina e Lumit të Vlorës, është shndërruar në Luginën e Kanabisit. Kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë, e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri. 30 përqind e fitimit të çdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës. Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku Habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin. Por ne nje reagim Policia e Shtetit ka sqaruar se pamjet janë regjistruar nga forcat e policisë dhe tashme është zhvilluar edhe aksioni per asgjësimin e këtyre bimëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *