Skuadrat e shpëtimit në jug të Kalifornisë vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve pas rrëshqitjeve të dherave dhe përmbytjeve, të cilat shkaktuan të paktën 15 viktima.

 

Shirat e mëdha lanë pas lumenj shkatërrues balte.

 

163 persona kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi balta dhe shkëmbinjtë në madhësinë e një makine u rrokullisën nga kodrat drejt shtëpive të tyre në disa zona të Kalifornisë Jugore. Raportohet se 300 persona kanë mbetur të bllokuar në kanionin Romero në lindje të Santa Barbaras.

 

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut ndodhën në të njëjtat zona që u shkrumbuan nga zjarret e muajit të kaluar dhe sipas policisë, skena dukej si një fushë betejë e Luftës së Parë Botërore.Autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë rritje të numrit të viktimave.

 

Kjo është hera e dytë që mijëra banorë në Kaliforni detyrohen të evakuohen brenda dy muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *