Subscribe

Lulzim Basha, i zgjedhur një muaj më parë në krye të Partisë Demokratike, do të mbledhë sot në orën 19.00 kryesinë. Ky forum mblidhet në prag të kuvendit kombëtar të 2 shtatorit dhe do të diskutojë për statutin e ri dhe rregullat e reja, mbi bazën e të cilave do të funksionojë PD.

 

Por në këtë mbledhje do të mungojnë sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe 8 anëtarë të kryesisë, të cilët nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetarin e demokratëve.

 

Pavarësisht kësaj çarje të re, Lulzim Basha të shtunën do të mbledhë kuvendin kombëtar për t’i dhënë formë një partie të re, jashtë së cilës janë jo vetëm Sali Berisha e mbështetësit e tij, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Bashës, Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

 

Në rrjetet sociale Basha ka lajmëruar mbledhjen e kuvendit, duke e paraqitur si moment i ndryshimit të Partisë Demokratike.

 

PARTIA DEMOKRATIKE

“Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.”

 

Në kuvend do të miratohet statuti i ri dhe këshilli i ri kombëtar. Ky i fundit mblidhet më pas për të zgjedhur sekretarin e ri të përgjithshëm, nënkryetarët , kryesine e re, duke shënuar momentin e largimit nga strukturat drejtuese të kritikeve si Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Agron Gjekmarkaj.

 

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve Lulzim Basha nuk e merr dot grupin parlamentar dhe nuk e shkarkon dot Gazment Bardhin nga pozicioni i kryetarit të grupit të PD.

 

Për shkak se parlamenti ka vendosur rregullin që kreu i grupit zgjidhet nga vetë deputetët, Gazment Bardhi që gëzon mbështetjen e 16 deputetëve do të vazhdojë të qëndrojë kryetar, pasi Lulzim Basha ka me vete vetëm 9 deputetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *