Kreu i PD Lulzim Basha, do të mbledh sot Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja mësohet se do të nisë pas pak minutash, në orën 12.30 të kësaj të hëne. Nuk dihet nëse në fokusin e mbledhjes do të jetë dhe zgjatja e mandatit të trupës së vettingut.

Kujtojmë se socialistët janë mbledhur më herët gjatë ditës së sotme dhe sipas asaj që ka deklaruar Taulant Balla, puna e PS do të fokusohet te ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e procesit të vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *