E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lulzim Basha mbledh krerët e degëve për procesin zgjedhor

Lideri i opozitës ka mbledhur pasdite krerët e degëve te Partisë Demokratike dhe ne fokus ka qene procesi zgjedhor ku është futur PD.

 

Basha i ka sqaruar se deri ne 22 mars grupi i punës pret propozimet për ndryshimin e statutit nga çdo anëtar dhe deri ne date 25 duhet te sjellin listën e delegateve për Kuvendin Kombëtar qe do te mbahet ne datat 28-29 prill.

 

Reklamë

Mësohet se gjate mbledhjes Basha u ka kërkuar krerëve te degëve te verifikojnë anëtarësinë pasi me ndryshimet e reja ne statut anëtarësia do te ketë peshe ne vendimmarrje.

 

Gjithashtu Basha ka theksuar se krerët e degëve nuk duhet te lëne jashtë vëmendjes takimet me qytetaret.

Vazhdo të lexosh

Reklamë