E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Bllokojmë trafikun në të gjithë vendin

Ilustrim · Vizion Plus

Opozita ashpërson aksionin. Kryeopozitari Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e se enjtes me urgjence aleatet ne selinë blu ku u vendos intensifikimi i protestave dhe shtrirja e tyre ne te gjithë vendin. Te hënën është paralajmëruar bllokimi i trafikut. Ketë vendim Basha e beri te ditur dhe ne çadër.

 

“Në funksion të arritjes se këtij qëllimi madhor, të këtij vendimi të patjetërsueshme të 18 shkurtit, opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intensifikimin e protestës qytetarë ne të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar, si bërthamë të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin. Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë, të majtë, patriot, të rinj, të reja të bashkohemi midis orës  11-12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë.”

 

Kryedemokrati përsëriti dhe nje here se nuk do te ketë tërheqje per qeveri teknike, Basha tha se 2017 është viti i fundit i pushtetit te krimit.

 

Gjate paradites lideri i opozitës mblodhi ne selinë e PD krerët e degëve te rretheve. Ai kërkoi me shume angazhim deri ne vizitën e zv/presidentit te partive popullore europiane David McCallister.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh