Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur kryesine dhe ish deputetet me nje mesazh te qarte me pak kohe ne kafene e me shume prezent tek strukturat e ne aksionin e opozitës.

 

Mbledhja ka zgjatur rreth 60 minuta e kryetari i PD ka kritikuar rolin e figurave kryesore te partisë duke u kerkuar te jene ne krye te protestave e te takojnë qytetaret per tu shpjeguar aksionin e opozitës.

 

Burime nga mbledhja bejne me dije se Basha ka kerkuar masivitet ne protestën e 13 prillit qe do te zhvillohet pasdite para kryeministrisë e qe perkon me dy mujorin e djegies se mandateve.

 

Gjithashtu mësohet se edhe kete te enjte siç do here kur mbahet seanca plenare opozita do te protestoje para kuvendit persa kohe qe zgjasin punimet e parlamentit. Qe prej largimit përfundimtar nga parlamenti opozita ka zhvilluar 6 protesta; 2 kombëtare para selisë se qeverise dhe 4 te tjera para parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *