E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Lulzim Basha ik, çliroje PD-në nga pengmarrja”

Me plot gojën, Fatbardh Kadilli i kërkon Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

 

Kadilli, që kërkon të zërë vendin e Bashës në krye të PD, e akuzoi kryedemokratin nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, me moderatoren Pranvera Borakaj, se e ka marrë peng PD.

 

Reklamë

Sipas tij, ky proces zgjedhor tregoi sesa amator është Lulzim Basha në politikë.

 

“Kjo tregon sesa amator ka qenë zotëria në drejtimin e kësaj partie, i paditur është për realitetin e terrenit, mënyrën sesi e ka drejtuar ushtrinë e tij në këtë betejë elektorale, është provë e naivitetit politik. Të besosh se ke vënë shishen e qumështit dhe radha do të respektohet se ashtu thua ti. Nuk është më turne qeverisja, mbarojmë turnin e parë dhe kalojmë tek i dyti. Qeveria është besim te qytetarët. Lulzim Basha po merr peng Shqipërinë, duke tentuar të mbajë peng PD, që është shpresa e vetme për Shqipërinë sot.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë