Gazment Bardhi, numri dy i PD është drejtuesi i radhës i kësaj force politike që I kërkon largimin Lulzim Bashës.

 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi, deri më tani njeriu më i afërt i Bashës, tha se një hap pas I kryedemokratit që mer me vete edghe Berishën, është shans i vetëm për bashkimin e demokrateve.

 

Vendimin e 9 shtatorit e mbeshtes sa te kem fryme jo per shkak te karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Per shkak të atij vendimi partise iu shpall lufte. Jemi ne gjendje lufte dhe po e demton PD ne syte e opinionit publik. Per të ndalur gerryerjen e partise, e vleresoj qendrimin tuaj per t’u vendosur ne dispozicion te grupit dhe kryesise per te gjetur nje zgjidhje. Nje hap pas i juaji qe merr me vete edhe Berishen, i hap rrugen nje procesi bashkimi eshte shansi vetem per t’i dhene mundesi PD. Ne muk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak. Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin A, B dhe C. Mundesine per te fituar dmeokrateve ne 2023 ia japim duke pare interesin e PD. Hap pas, pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme. Ajo qe propozon Dash Sula duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle demokratet ne pushtet.

 

Bardhi i shtohet listes se gjate te deputeteve te PD, por edhe nenkryetareve te partise Duma, Tabaku dhe Alibeaj qe kane kerkuar largimin e Bashes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *