E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lulzim Alushaj skualifikohet nga gara për kryeprokuror

Gjykata e Apelit Administrativ rrëzoi ankimimin e avokatit Lulzim Alushajt, i cili paditi  Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas skualifikimit nga gara për kryeprokuror të përgjithshëm.

 

Alushaj kërkoi nga gjykata anulimin e vendimmarrjes të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Reklamë

KLP e skualifikoi nga gara me argumentin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist, 15 vite.

 

KLP-ja caktoi listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, prokurorin e krimeve të rënda Olsjan Çelën dhe prokuroren e apelit të tiranës Fatjona Memçajn.

 

Vendimi i gjykatës administrative mban peng procedurën e përzgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë