Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë sa i përket komenteve të PD-së për diss-et e tij me Lulzim Bashën.
Rama tha se demokratët duhet të bashkohen me PS, që të mos qajnë sërish më 11 maj.
Ai thekson gjithashtu se rezultatin e PD në 2021 me Bashën, PD s’do ta arrijë kurë më 11 Maj.
Rama: Ore ça bëhet kështu, më thonë këta të stafit tim që merren me rrjetet sociale, janë fyer shumë militantët e kënetës nga tikitaka ime me Lul euroatlantikun, thonë u vika turp se nuk bën udhëheqësi kështu… po kur dëgjoni bufin që merr rrugët me libër shpie për të tjerët, ju vjen ndopak turp apo hiç? Se këneta kështu e ka? Ca të tjerë shkruakan se s’pakemi program dhe përdor Lulin për të larguar vëmendjen, e thotë bufi këtë. Ne e kemi programin jo elektoral, por qeverisës, fushë për fushë, kur të vijë dita e planifikuar do ndajmë edhe me ju demokratët piketat kryesore, duroni dhe pak ditë.
Dhe Lulin punë pune e kam unë deri në 11 maj, pastaj ka gjumin e verës ai, kështu që mos qani hallin e programit për ato 5 minuta që harxhoj unë me Lulin, por qani hallin tuaj. Ju harxhuat 8 vjet me Lulin, e mbajtët kryetar, pastaj përfunduat te bufi prapë kur iu tha që për një muaj do ju kthej në pushtet se e ka fajin Luli. Po tani Luli e ka prapë fajin? Të paktën qeshni pak për ato 5 minuta, se ngelët duke qarë nga humbja në humbje. Ndaj hidhuni këtej, siç po bëjnë shumë, braktiseni kënetën dhe bëhuni me mua
Më tej, kryeministri njofton se me 30 mars do të jetë në Athinë dhe në 29 në Kretë.
Rama: Hidhuni këtej, hidhuni siç po bëjnë plot. Në Vlorë sonte janë plot me demokratë, braktiseni kënetën. Bëhuni me PS këtë herë, hidheni votën te kutia 5, për Shqipërinë në BE, për pasaportën e BE, për veten e fëmijët tuaj. A ndjesë se na qenkan mërzitur nga disset e mia me Lulin edhe disa që e shkruajnë emrin në greqisht. Shiheni më 29 mars Kreta, 30 mars në Athinë.
/vizionplus.tv





