Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe presidentin Ilir Meta se qëndrojnë pas dhunës së ushtruar në protestat për Klodian Rashën. Sipas kreut të qeverisë, ata kërkojnë të rikthehen në pushtet përmes akteve të dhunës.

 

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje! S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.”

 

Rama u bëri thirrje prindërve të minorenëve që marrin pjesë në protesta që të kujdesen për fëmijët dhe të mos i lënë të bien pre e politikës.

 

“Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr! Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *