Edhe në shkollat e Lezhës ka startuar gjatë ditës së sotme viti i ri shkollor.

Në hyrje të shkollave është vendosur personel i posaçëm të cilët nuk i lejojnë nxënësit si të hyjnë në mënyre të grupuar, por kjo situatë ka krijuar grumbullime në hyrje të shkollave.

Ndërkohe në një pjesë teë konsiderueshme të shkollave kryesisht në qytet mesimi do të zhvillohet me turne, pasi klasat kanë më shumë se 20 nxënës.

Pavarësisht situatës jo të zakonte, përdorimit të maskave dhe dezinfektantëve, vetë fëmijët nuk kanë harruar që takimin e parë me mësuesit e tyre ta shoqërojnë me dhurimin e luleve, simbol i mirënjohjes për përkujdesjen që ata tregojnë cdi ditë për nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *