E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Lulet e dasmës së Meghan Markle vunë në rrezik jetën e…

Edhe pas më shumë se një viti nga dasma mbretërore e Meghan Markle dhe Princit Harry, vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja. I fundit ka të bëjë me lulet që mbanin në kokë damixhelat e vogla. Sipas Express.co.uk, ato konsiderohen të rrezikshme sepse një prej luleve nga të cilat ishin kompozuar kurorat, zambaku i lugjeve, mund të shkaktojë vdekjen.

Zambaku i lugjeve është një lule shumë e bukur dhe me aromë të veçantë, por shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rezultojë fatal për jetën e një personi. Dhe nëse një nga fëmijët larg qoftë, do të kishte futur në gojë një nga këto lule, sidomos Princesha Charlotte e cila ishte ndër më të voglat dhe më çamaroket e vajzave, dasma mund të kishte përfunduar në një tragjedi./LIVING

Vazhdo të lexosh

Reklamë