E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lule dhe lot te “Fan Noli“, nxënës dhe mësues ende të shokuar, prindërit kërkojnë siguri për fëmijët

Me lule në duar dhe lot në sy, nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Fan Noli” kanë përjetuar një nga ditët më të trishta, pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani.

Dita për nxënësit nisi jo si zakonisht, por me heshtje dhe homazhe për shokun e tyre, që nuk do të rikthehet më në bankat e shkollës.

Reklamë

“Jemi ndjerë shumë të prekur, kemi komunikuar bashkë me njëri-tjetrin për të organizuar diçka më të madhe përveç luleve sepse ai djalë meritonte shumë herë më shumë se kaq”.

“Mendoj se duhet të kujdesemi më shumë se çfarë fëmijësh hyjnë në këtë shkollë.”

Reklamë

Nisur nga ngjarja tronditëse, prindërit shprehen të shqetësuar për fëmijët e tyre, teksa apelojnë për rritje të sigurisë nga institucionet arsimore dhe policia.

“Jemi ndjerë shumë të preku, kemi komunikuar bashkë me njëri-tjetrin për të organizuar diçka më të madhe përveç luleve sepse ai djalë meritonte shumë herë më shumë se kaq”.

“Mendoj se duhet të kujdesemi më shumë se çfarë fëmijësh hyjnë në këtë shkollë.”

Krimi i rëndë, i ndodhur vetëm pak metra larg institucionit të dijes, ka tronditur jo vetëm bashkëmoshatarët  e të miturit, nxënësit e shkollës dhe komunitetin e prindërve, por edhe gjithë shoqërinë shqiptare./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë