Luksemburgu duke filluar nga vera e ardhshme do të jetë i pari vend në botë që do të ketë transport publik falas për të gjithë.

 

Vendimi për transportin publik falas, është marrë nga koalicioni I ri I qeverisë, i cili drejtohet Xavier Bettel.

 

Aktualisht biletat për transportin publik në Luksemburg kushtojnë rreth 2 euro.

 

Nisma e re e qevrisë së Luksemburgut do të përfshijë udhëtimin në trena, autobusë dhe tramvaj.

 

Ky vendim erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik.

 

Edhe në disa qytete të mëdha të SHBA-së, ofrohet transporti falas në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkimi i rrugëve.

 

Pas premtimit të transportit falas, qeveria e re në Luksemburg po shqyrton gjithashtu mundësinë e legalizimit të kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *