E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Luksemburgu kërkon të presë Autoritetin Bankar Evropian, pas Londrës

Luksemburgu kërkon të drejtën për të pritur Autoritetin Bankar Evropian (EBA), që do të shpërngulet nga Londra pas vendimit të Britanisë së Madhe për të dale nga BE-ja, njoftoi sot një zëdhënëse e Luksemburgut.

 

“Kryeministri luksemburgas, Xavier Bettel i ka dërguar një letër presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe presidentit të Këshillit, Donald Tusk në të cilën ai kërkon vendosjen në vendin e tij të EBA-së, duke u bazuar në një marrëveshje të vitit 1965 mes shteteve anëtare”, thekson kjo zëdhënëse.

 

“Kërkesa e Luksemburgut për të pritur EBA-në nuk është asgjë më shumë vetëm aplikimi i kësaj marrëveshje që është e vlefshme edhe sot”, shpjegoi ajo./

Vazhdo të lexosh