Subscribe

Arkitekti i mirënjohur italian Simone Michele është një emër që sjell një vlerë të shtuar në projektin më të madh në Shqipëri dhe rajon, “San Pietro Resort” në Gjirin e Lalzit.

 

Kontributi i tij është fokusuar më shumë në brendin më të njohur spanjoll “Melia Hotel”, që është edhe një nga emrat më prestigjoz që i është bashkuar tregut shqiptar, falë bashkëpunimit me grupin “Concord Investment”. Por si nisi ky bashkëpunim?

 

“Takimi me superbosin e “Concord Investment” nisi 3 vite më parë. Bëhej fjalë për një projekt shumë të madh, madje mund të them është projekti më i madh në Shqipëri.  Ky nuk është një projekt i thjeshtë është një kryevepër, një punë arti. Unë besoj që në të ardhmen e afërt, ky ndërtim do të jetë në treg një kryevepër. Çfarë dua të them me këtë? Është e rëndësishme të krijosh hapësira unike me distancë dhe shumë ndryshe, që njerëzit nuk mund ta gjejnë diku tjetër. Pra njerëzit do të gjejnë një hapësirë të re në këtë hotel, një histori të re për t’i dhënë më shumë oksigjen mendjes dhe trupit. Stili im është një koncept i thjeshtë, jam përpjekur të transformojmë kohën tonë, në një ambient të thjeshtë dhe me një formë ikonike.”

 

Një nga pikat e forta të investimit në hotelin me 5 yje “Melia” që do të hapë dyert në Gjirin e Lalzit janë edhe ambientet e banjave relaksuese dhe qetësuese që njihen si SPA. Por a do të kenë ngjashmëri këto ambiente brenda “Melias” me SPA-t që shqiptarët kanë parë më së shumti në restoret e Turqisë?

 

“Faleminderit për pyetjen. Përgjigjja ime është: Komplet ndryshe. Unë besoj në këtë lloj SPA-ja sepse është  një kryevepër, totalisht e re. Njerëzit do të vizitojnë këtë vend të mahnitshëm dhe do të gjejnë aty të ardhmen, të ardhmen time. Do të gjejnë jetën time që ja kam dedikuar “Concord Investiment”. Kjo hapësirë e re do të jetë vërtet mahnitëse. Kur një gazetar amerikan dy javë më parë më pyeti kush është luksi i Simone Michele i thashë: Ky SPA brenda “Melia Hotel” në San Pietro Resort, i jep mundësi individit të përjetojë një eksperiencë të paharrueshme në sensin e luksit. Është një lloj luksi i ri. Për mua luksi i ri është një histori e re, duke respektuar të shkuarën, duke shpenzuar kohë së bashku. Luksi i ri është një marrëdhënie e re, mes individit, kohës dhe hapësirës duke dëgjuar edhe zhurmën e detit në sfond. Duket si e thjeshtë, por në fakt është një projekt i madh, kompleks, unik dhe i vështirë. Qëllimi është që kur njerëzit të vijnë për të realizuar një ëndërr dhe për të kaluar një eksperience, ajo të mbetet gjatë në kujtesë. Më pas do të flasin për këtë eksperiencë në çdo cep të botës. Pra unë mendoj se kjo kryevepër që unë i kam dedikuar “Concordit” të kthehet në një simbol, jo vetëm për Shqipërinë, por në të gjithë botën.”

 

Por çfarë e ka diferencuar Simone Michelen nga kolegët e fushës dhe pse punët e tij kanë marrë vlerësime maksimale?

 

“Unë jam një njeri me fat. Kur nisa këtë projekt të ri unë nuk dizenjova për të gjetur ide të reja. Fola me klientin Adri Dulaku dhe e dëgjova. Në këtë rast ai foli me mua për konceptin. Ai besonte në ëndrrën time dhe nisa të ëndërroja. Më erdhën disa vizione dhe shumë shpejt përdora lapsin dhe vizatova idenë. Nëse shihni projektet e mia unë nuk përdor gomë, pra vizatoj dhe nuk fshij për të gjetur idenë. Kur një arkitekt kërkon të realizojë një projekt për hapësirat e brendshme, ndoshta përdor disa tavolina, karrige bazuar edhe në stilet e arkitektëve të tjerë, për Simone Michelen është komplet ndryshe. Çdo pjesë që ne kemi përdorur brenda kësaj hapësire është gjithçka e dizenjuar nga unë. Prandaj kjo hapësirë është vërtet unike, sepse kam dizenjuar çdo pjesë me duart e mia.”

 

Arkitekti italian Simone Michele prej disa vitesh është dëshmitarë edhe i ndryshimeve që ka pësuar Shqipëria e veçanërisht Tirana që për të është një mini New York në Ballkan, por ka edhe një kritik lidhur me zhvillimin e vrullshëm të kryeqytetit.

 

“Kam 5 apo 6 vite që vij në Shqipëri, e kam parë ndryshimin e këtij vendi. Ky vend është duke ndryshuar dhe në vitet e fundit Tirana është bërë si New Yorku. Pra ky vend po mendon për të ardhmen. Ka ndërtime të reja në Tiranë, por jo vetëm, edhe në qytetet e tjera. Shume arkitektë të njohur po punojnë në Shqipëri duke krijuar vepra arti. Ky vend po shkon në drejtimin e duhur për t’i dhënë një fytyrë të re vendit dhe qytetit dhe kjo është shumë pozitive. Por nga ana tjetër trafiku dhe parkimi janë dy gjërat për të cilat kam rezerva. Në Tiranë është e pamundur që të gjesh një parkim normal dhe kjo sepse në të shkuarën është menduar vetëm për ndërtim dhe jo për parkim. Ky dikur ka qenë një shqetësim i vogël, por tashmë është bërë një problem i madh.”

 

Simone Michele ka një karrierë të gjatë si arkitekt dhe punët e tij kanë kaluar kufijtë e Italisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *