E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lukashenko u betua në “fshehtësi” si President i Bjellorusisë/ BE: Nuk e njohim

Një ditë më parë, Aleksandër Lukashenko u betua si President i Bjellorusisë. Inaugurimi u krye në mënyrë të papritur dhe pa një njoftim paraprak.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha këtë të enjte se Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Lukashenkon si President të Bjellorusisë.

Reklamë

Sipas tij, ky inaugurim bie në kundërshtim me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë.

“BE-ja nuk i njeh rezultatet e manipuluara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Rrjedhimisht, mandati i ri, i pretenduar nga Aleksander Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet demokratik”, tha Borrell.

Vazhdo të lexosh

Reklamë