Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko i është kundërpërgjigjur homologut të tij francez Emmanuel Macron lidhur me situatën në Bjellorusi. “Aleksander Lukashenko duhet të japë dorëheqjen”, deklaroi Macron.

Sipas tij, Macron duhet ta kishte dhënë dorëheqjen dy vjet më parë, kur “jelekët e verdhë” sapo filluan të dilnin në rrugët e Parisit.

“Vitet kalojnë, jelekët janë ende në rrugë, Macron është ende në pozicionin e tij dhe Franca është kthyer në një vend ku protestat masive janë bërë një gjë e zakonshme.”

Ai e konsideroi Macron një politikan të papjekur, ndërsa e këshilloi që të përqëndrohet në punët e brendshme të vendit të tij dhe të merret me zgjidhjen e problemeve të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *