Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Lukashenko kundërshton pretendimin e Putinit për planin e arratisjes së sulmuesve

27 Mars 10:35

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, tha më 26 mars se sulmuesit, që kryen sulmin në sallën e koncerteve afër Moskës javën e kaluar, tentuan të ikin në shtetin e tij, por nuk mundën për shkak të masave shtesë të sigurisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTA, Lukashenka citohet të ketë thënë se masat e sigurisë hynë në fuqi përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Rusisë që kur u bë e qartë se keqbërësit kishin udhëtuar në rajonin rus të Brjanskit, që gjendet në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Kur sulmuesit u larguan nga jugperëndimi i Moskës për në rajonin e Brjanskut, Bjellorusia shpejt ngriti pika të kontrollit.

“Prandaj ata nuk mundën që të hynin në Bjellorusi. Ata e kuptuan këtë, prandaj u kthyen dhe shkuan në zonën e kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Lukashenka, që është aleat i Rusisë. “[Presidenti rus, Vladimir] Putin dhe unë nuk kemi fjetur për një ditë”, shtoi ai. “Ka pasur ndërveprim të vazhdueshëm”.

Putin ka pretenduar se të dyshuarit dëshironin që të largoheshin drejt Ukrainës. Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin ku u vranë 139 persona më 22 mars.

Grupi militant, Shteti Islamik Korasan ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se e vlerësojnë si të besueshëm këtë pretendim. Por, zyrtarët rusë vazhdojnë të insistojnë se Ukraina ishte e përfshirë në sulm.

Aleksandr Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), më 26 mars përsëriti pretendimin e Putinit se jo vetëm Ukraina, por Perëndimi kishte rol në sulmin vdekjeprurës.

Pa ofruar asnjë dëshmi, Bortnikov pretendoi se agjencitë perëndimore të spiunazhit po ashtu mund të kenë të qenë të përfshira në sulm, edhe pse ai e pranoi se kishte pranuar një informacion nga SHBA-ja më herët gjatë marsit për një sulm të mundshëm terrorist.

Versioni i Lukashenkas për ngjarjet i bën jehonë komenteve të ambasadorit bjellorus në Rusi, Dzmitry Krutoy, i cili më herët tha se shërbimet speciale bjelloruse “ndihmuan Rusinë të përmbushin detyrën e parandalimit të terroristëve që të iknin përtej kufirit”.

Analisti politik, Artyom Shreibman, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e bëra nga Lukashenka dhe Krutoy janë në kundërshtim me ato që thotë Rusia. Nëse sulmuesit do të dëshironin të largoheshin për në Ukrainë, atëherë Bjellorusia “nuk kishte absolutisht çfarë të bënte”.

Shreibman tha se çdo përfshirje e Ukrainës nënkupton se do të ishte e nevojshme që të mendohej paraprakisht një rrugë për ikjen e sulmuesve. Ai tha se Putini dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë rusë po përpiqen që të promovojnë “narrativin ukrainas” për këtë sulm terrorist./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Aleksandër Lukashenko Bjellorusi Putin Rusi

Nga e njëjta kategori

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë banesat

më shumë...

Aksident me vdekje në Durrës

më shumë...

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është shumë i vështirë

më shumë...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap duke shitur kokainë (EMRI-FOTO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.