Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku e ka cilësuar eksperiencën në Angli tek Manchester United si një ëndërr të keqe.
Në një intervistë të dhënë për ESPN, Lukaku theksoi se prej kohësh ka dashur largimin nga Premier League drejt një kampionati tjetër.
I ndalur tek transferimi tek Inter, sulmuesi belg foli me helozhe, pasi sipas tij, zikaltrit janë ekipi I duhur për të e se do ta ndihmojnë që të largojë “mallkimin” që kaloi tek United.
“Kjo mund të jetë skuadra që kam nevojë. Ishte momenti perfekt që të largohesha nga Anglia. Janë një grup i veçantë lojtarësh. Unë i kuptoj ata dhe ata më kuptojnë. Gjithashtu kombinohem shumë me lojën e tyre”.





