Karriera e Romelu Lukaku duket më larg Interit cdo ditë e më shumë. Fillimisht u tha se ylli i skuadrës zikaltër është i pashitshëm për klubin, por ofertat e fundit drejtuar futbollistit belg i kanë tunduar jo pak drejtuesit zikaltër. Këtë të hënë klubi refuzoi plot 100 milionë euro plus kartonin e Marko Alonsos nga Chelsea por blutë e londrës nuk janë dorëzuar dhe kanë provuar sërish të suprizojnë me ofertat e tyre. 120 milionë euro plus 8 milionë në formë bonuse është oferta e cmendur e anglezëve në këmbim të shërbimeve të sulmuesit.

Përvec kësaj përfitim marramëndës ka dhe vetë futbollisti pasi në Londër paga e tij do të dyfishohet në 15 milionë euro nga 8.5 milionë që merr aktualisht tek zikaltërit, duke u kthyer kështu në futbollistin më të paguar në historinë e Chelsea.

Situata e vështirë ekonomike në klubin italian ka bërë që të krijohen shumë probleme. Kjo u pa qartë edhe tek mbyllja e bashkëpunimit me trajnerit që i dha titullin edicionin e kaluar apo shitja e një prej futbollistëve më të rëndëshëm si Hakimi. E sikur të mos mjaftohej me kaq, sipas mediave të njohura angleze, Interi i detyrohet dhe  55 milionë euro të tjera United pas akordit që “Djajtë e Kuq” bënë me milanezët në verën e 2019.

Revoltë ka pasur dhe nga ultrasit e zikaltërve të cilët hapën një pankart se seancën e fundit stërvitore me mbishkrimin: Kujdes! Premtimet duhen mbajtur!

Megjithatë gjasat që sulmuesi belg të qëndrojë në Itali janë shumë të pakta edhe pse ende nuk është dhënë një deklaratë zyrtare nga klubi apo vetë lojtari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *