Në pritje të ceremonisë për cmimin më prestigjoz të vitit për më të mirët e vitit, Topi I Artë, Luka Modric është shpallur më I miri I 2018 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në futboll.

 

90 ekspertë të futbollit kanë përzgjedhur më të mirët e vitit teksa mesfushori kroat mori më shumë vota sesa Messi dhe Hazard.

 

Ai grumbulloi 272 pikë përpara “pleshtit” argjentinas që mori 144 vota. Messi kishte qënë fitues I tre edicioneve të fundit të këtij cmimi.

 

Interesant fakti që Ronaldo është rënditur në vendin e 10.

 

Vec kësaj I’FHHS ka dhënë edhe disa cmime të tjera. Thibaut Courtois fitoi si portiere më I mirë përpara Lloris dhe Gianluigi Buffon  ndërsa Zinedine Zidane u shpall trajneri më I mirë për klube pas fitores se Uefa Champions League .

 

Në garën e trajnereve të ekipeve kombëtare ka fituar Deschamps me 304 pike ndërsa Dalic u rëndit I dyti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *