Subscribe

Luiza Gega nderon Shqipërinë edhe në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

 

Atletja jonë më e mirë e dekadës së fundit mori medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa duke dhënë një kohë mjaft të mirë 9 minuta 27 sekonda dhe 73 te qindtat, qe përbën edhe një rekord kombëtar.

 

Vendi i parë në këtë garë të zhvilluar në Spanjë merr edhe më shumë vlera për shkak se ka lënë pas një atlete goxha elitare si, tuniziania Habiba Ghribi e cila mbërriti në finish me 7 sekonda diference. Sportistja nga Tunizia ka qenë kampione olimpike dhe nënkampione bote në këtë disipline disa vite me parë.

 

Pikërisht për shkak të konkurrencës, rekordmenia jonë Gega gjatë një lidhje në telefon me emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus u shpreh e lumtur për rezultatin e arritur.

 

E arta e Luiza Geges ishte e para për delegacionin shqiptar ne lojërat mesdhetare çka konfirmon edhe një herë tjetër se ajo mbetet sportistja më e mirë në Shqipëri, megjithe problemet, shpërblimet financiare qe ende mungojnë si dhe kushtet e vështira stërvitore në vendin tone që ende nuk I përshtaten staturës së saj si nënkampione Europe dhe e 8 në botë. Pavarësisht kësaj situatë, ajo vazhdon të nderojë Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare dhe objektivi i radhës është Evropiani i Gjermanisë ku shpreson të dalë kampione.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *