Subscribe

Nesër në orën 11:00 do të mbahet një ceremoni e posaçme në nder të Luiza Gegës, kampiones së Europës në vrapim 3000 metra me pengesa.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook, shkruan se janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë ata që duan të nderojnë dhe duartrokasin kampionen e parë shqiptare të Europës.

 

Ceremonia e posaçme do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

“SHIHEMI NESËR në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë”, shkaruan Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *