Luiza Gega është atletja më e suksesshme për momentin pas arritjeve në kampionatet ndërkombëtare dhe jo vetëm. Ajo së bashku me peshngritësin Briken Calja janë zyrtarisht të kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2021. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Gega rrëfen emocionet që po përjeton në prag të këtij turneu.

 

LUIZA GEGA-ATLETE

”Gjithmonë për një atlet, pjësëmarrja në Lojërat Olimpike është një emocion i papërshkrueshëm. Ti merr atë titullin ”sportist olimpist” që të rrit dhe më shumë vlerat dhe besimin në vetvete. Edhe pse kam shumë kohë në pistë dhe tani quhem një atlete profesioniste kur vjen fjala tek Tokio 2020, motivimi është maksimal.”

 

Pritshmëritë e Gegës janë të mëdha ndonëse vështirësia është maksimale

 

LUIZA GEGA-  ATLETE

“Kam një besim të madh se do të arrij maksumin këto lojëra. Dihet që konkurrenca është shumë e madhe, por mendoj që gjithë ajo puna që kemi, lodhja, mundi, dua të konkretizohen me një medalje në këtë kompeticion. Dua të bëj krenar veten, familjen time dhe gjithë shqiptarët.”

 

Në fund, atletja bëri një koment edhe për mbështetjetjen e sportistëve të Tokios.

 

LUIZA GEGA-  ATLETE

“Aq sa jam vënë unë në dijeni, Komiteti Olimpik ofron një bursë vetëm për personat që do të jenë pjesë e Tokio 2020. Pra fokusi për ata në këtë periudhë është të ndihmojë sportistët olimpist. Deri tani vetëm unë dhe Brikeni në peshëngritje kemi arritur të sigurojmë kualifikimin zyrtarisht në këto lojra  ndërsa Matvei Petrov është me ftesë. Pjesa tjetër e skuadrës mbetet për tu parë.”

 

Me ftesë në Lojërat Olimpike është gjimnasti Matvei Petrov, ndërsa janë në pritje Izmir Smajlaj, notarët Niko Merizaj e Kledi Kadiu dhe Manuela Deliaj në qitje. Sa i takon xhudos dhe taekvondos ende federata botërore nuk ka dhënë një njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *