Luiza Gega eshte optimiste se edhe ne Olimpiadën e Rios, do te arrije ne zonen e medaljeve. Ne një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit ne Vizion Plus, atletja se bashku me trajnerin e saj Taulant Stermasi, treguan emocionet e garës dhe objektivat e se ardhmes.
Luiza Gega nenkampionia e sapo shpallur e Ballkanit, do te synoje ne Rio zonën e medaljeve ne garën e 3 mije metrave me pengesa. Këtë e ka pohuar vete atletja ne emisionin e mëngjesit “7 pa 5” ne Vizion Plus ne nje lidhje direkte nga Amsterdami. Luiza ka pohuar vështirësitë e ndryshimit te disiplinës, por trajneri i saj Taulant Stermasi, ka theksuar se kjo nuk do te përbëje problem për atleten e tij. Luiza Gega u rendit e dyta ne finalen e 3 mije metrave me pengesa pas atletes gjermane dhe vendosi edhe nje rekord te ri kombëtar.