E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Luis Hasa nënshkruan me Napolin

Luis Hasa do të jetë përforcimi i parë i Napolit në merkaton e dimrit. Fantazisti me origjinë shqiptare gjatë merkatos së verës kaloi nga Juventus te Leçe, por aventura e tij zgjati shumë pak.

Mediat italiane bëjnë me dije se 21-vjeçari Hasa do të luajë për Napolin, duke konfirmuar se  ai i ka kaluar vizitat mjekësore dhe se tashmë do t’i duhet të bindë trajnerin Antoini Conte për të fituar minuta në fushë.

Shifrat e sakta të transferimit nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se Napoli do të paguajë rreth 500 mijë euro, ndërsa Leçe do të ketë 30% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë