E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Luis Diaz hero i Kolumbisë, Brazili në krizë

Tjetër humbje tronditëse për Brazilin në eleminatoret e boterorit 2026.

 

Pesë herë kampionët e botës u mundën 2 me 1 me përmbysje në Kolumbi.

 

Reklamë

Një përrallë thuajse ajo e Luis Diaz, i cili nga vuajtjet dhe tmerri i pengmarrës së babait të tij, tashmë në një hero për Kolumbinë, pikërisht përpara syve të babait, i liruar pak ditë më parë.

 

Brazili kaloi shpejt në avantazh që në minutën e 4 me Martinelin, por dështuan të dyfishonin me Rafinjen i cili gjeti shtyllën.

 

Përmbysja e madhe e vendasve erdhi në minutat 75 dhe 78, kur sulmuesi i Liverpool, Luis Siaz shënoi dy gola me kokë që i dhanë jetë një feste të madhe në Estadio Metropolitano.

 

Kolumbia ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Brazili rrëshket në vendin e pestë me vetëm 7 pikë në 5 ndeshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë