E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Luigi Soreca: SPAK të hetojë krimet zgjedhore

Nga Durrësit, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca bëri thirrje që të hetohen të gjitha pretendimet për parregullsi në zgjedhje.

 

Ai deklaroi se edhe SPAK duhet të angazhohet në këtë proces.

 

Reklamë

“Është shumë e rëndësishme që tani të ndiqen të gjitha parregullsitë që pretendohen se janë kryer dhe ne e dimë që kjo punë aktualisht po ndodh. Kjo është një punë që do ndiqet me imtësi dhe përfundohet nga administrata zgjedhore dhe tashmë dhe SPAK ka një mandat më të zgjeruar për të hetuar ato që quhen krime zgjedhore.”

 

Nga ana e opozitës pretendohet se ka patur parregullsi në procesin e votimit dhe numërimit të votave dhe ankimimet po shqyrtohen nga KAS.

Më shumë video

Reklamë