E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Luigi Soreca mesazh qytetarëve: Votoni të lirë!

Thirrja e radhës për qytetarët që të votojnë të lirë u bë nga ambasadori i BE, Luigi Soreca. Përmes një videomesazhi, ai deklaroi se në këtë mënyrë, tregohet kujdesi i tyre për të ardhmen.

 

“Më 25 prill, fuqia juaj demokratike është të votoni të lirë dhe me integritet. Në këtë mënyrë, ju tregoni kujdesin për komunitetin, familjen dhe të ardhmen tuaj. Kjo votë është juaja, askush nuk duhet ta marrë atë prej jush. BE do të qëndrojë përkrah jush në ditën e zgjedhjeve. Ti vendos!”

 

Më herët, të njëjtin apel e bëri edhe presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi nga qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video