Subscribe

Ndryshimet në kursin e këmbimit dhe efektet negative që ka në ekonomi kanë përfshirë në debat edhe anëtarët e komisionit të ekonomisë. Edmond Haxhinasto kërkoi që Komisioni i Ekonomisë ti kërkojë Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë në treg në rast të luhatjeve të ndjeshme të kursit dhe jo vetëm të monitorojë situatën.

 

Por ky fakt ka hasur në kundërshtimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët janë të mendimit se tregu i monedhave është i lirë,  si çdo treg tjetër ndaj dhe ndërhyrja nuk është e rekomandueshme. Më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës evropiane janë eksportuesit.

 

Prej kohësh tregu i kursit të këmbimit ka pësuar luhatje të ndjeshme, ku monedha evropiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë kundrejt lekut. Së fundmi raporti euro lekë, në tregun vendas ka arritur ne 128 lekë.

 

Në fund komisioni vendosi që ti kërkojë bankës të bëjë një monitorim më të kujdesshëm këtij fenomeni gjatë periudhës në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *