“Lugina” voton masivisht/ Bajrami: Kemi siguruar dy deputetë në parlamentin serb, po luftojmë për mandatin e tretë

Shqiptarët kanë siguruar deri tani dy mandate në zgjedhjet parlamentare serbe. Lajmi u bë i ditur nga Argjend Bajrami, i dyti në listën e kandidateve të listës së përbashkët të 5 forcave politike shqiptare në Luginën e Preshevës.
Bajrami foli ekskluzivisht per Vizion Plus ne edicionin qëndror të lajmeve ku konfirmoi se nga të gjitha të dhënat e deritanishme nga vendvotimet në Luginë por edhe në të gjithë Serbinë, është e sigurt që shqiptarët do të cojnë minimalisht dy deputetet në Parlamentin e Serbisë ndërsa ka shumë shpresa që të sigurohet edhe mandati i tretë.
Bajrami, përfaqësues i Partisë APN, deklaroi se ka pasur një pjesmarrje të lartë në radhët e shqiptarëve që banojnë në Luginë dhe kjo shton shpresat për të fituar tre mandate.
Politikani nga Presheva, i cili ne baze te rezultateve paraprake, do jete ne parlamentin serb se bashku me te parin e listes se perbashket, Shaip Kamberi, tha se merita e maksimalizimit te forcave kete here ne “Lugine” i takon Tiranes dhe Prishtines zyrtare.
Deklarata e plote per Vizion Plus
Normal, ka pasur pjesmarrje të lartë të qytetareve. Kemi qënë jashtëzakonisht të angazhuar, kështu që presim rezultate të suksesshme.Dy deputetet tashmë janë të konfirmuar në bazë të informacioneve që kemi dhe jemi duke luftuar për deputetin e trete.Padyshim sa më ulet të jetë pjesmarrja në rang kombëtar e opozitës ne na jep mundësi që të marrim edhe deputetin e tretë.Ne do të mundohemi për të përmirësuar jeten e qytetareve në këto troje, në mënyrë institrucuobeve dhe shpresojme që kjo gjë të jetë pikënisje e suksesshme.Kësaj radhe duhet falenderuar Shqipëria dhe Kosova për angazhimin e madh, sidomos Cakaj që kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë në unifikimin e spektrit politik në Luginë.Ky bashkëpunim me Shqiperinë me siguri do vazhdojë edhe në të ardhmen dhe kjo është një pikënisje që sistematikisht të jemi më afër njeri tjetrit.




