E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lugina e Preshevës me listë të përbashkët në zgjedhje/ Meta: Garanton forcimin e zërit të shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e 5 partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shpreh bindjen se bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare.

“Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë