Subscribe

Kamera e Vizion Plus udhëtoi nga Tirana për në Lugine. Shtypja dhe diskriminimi ndër dekada, i ka lodhur shqiptaret e kësaj treve, të cilët të ruajnë me fanatizëm traditën, zakonet, gjuhen dhe kulturën, por ata nuk janë dorëzuar. Pavarësisht gjithçkaje vijojnë përpjekjen e përditshme sidomos në aspektin politik për të fituar vendin që i takon brenda shtetit, të cilin ia la për fat të keq si dhurate proceset historike. Problemi më jetik për ta është mungesa e teksteve shqip në shkolla.

 

Tirana zyrtare thotë se përkthimi i 35 teksteve shqip për Luginën është ne proces duke dhënë lajmin se ne fillimin e vitit të ri shkollor ato do të jenë gati per nxënësit shqiptare.

 

Përfaqësuesit më të lartë politik të luginës shpresojnë qe Prishtina e Tirana te luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në të ardhmen sa i takon presionit që duhet bërë tek shteti serb. Presheva dhe dy komunat e tjera janë zonat më të varfra ne gjithë Serbinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *