Lugina e Preshevës fton Thaçin për vizitë

E ndërsa presidenti i Serbisë po vijon vizitën e tij në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, shqiptarët e luginës së Preshevës i kanë kërkuar Hashim Thaçit të zhvillojë një vizitë javën e ardhshme, i shoqëruar edhe nga eurokomisioneri Johannes Hahn.
Thaçi ka treguar edhe më herët interesimin e tij për të vizituar Luginën, por ka theksuar se do të realizohet vetëm me ndihmën e Brukselit dhe me pëlqimin e Beogradit. Lidhur me tensionet që kanë përfshirë dy vendet në ditën e dytë të vizitës së Vuçiç në Kosovë, presidenti Thaçi ka reaguar duke thënë se miratoi kërkesën e homologut të tij serb, bazuar në axhendën e saktë.
Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se qeveria e Kosovës mori vendimin për anulimin e vizitës së Vuçiç në fshatin Banjë për shkak të rrethanave të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë se delegacionit serb në Kosovë.




