E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Luftime të ashpra në Gaza, vriten 250 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet

Smoke rises from damaged buildings, amid the ongoing ground operation of the Israeli army against Palestinian Islamist group Hamas, in the Gaza Strip, December 15, 2023. REUTERS/Amir Cohen

Luftimet në Gaza bëhen çdo ditë e më të përgjakshme. Të paktën 250  palestinezë humbën jetën gjatë natës  nga bombardimet . 100 prej tyre u vranë   në kampin e refugjatëve  Maghazi, ndërsa raportohet se disa familje kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Sulmet izraelite janë drejtuar  edhe Gazën qendrore dhe jugore.

Reklamë

7 persona kanë humbur jetën  pranë qytetit  Khan Younis, ndërsa gjithnjë e më shumë të plagosur  po  mbërrijnë në Kompleksin Mjekësor Nasser.

Nga ana tjetër 55 civilë u arrestuan  në Bregun Perëndimor.

Reklamë

Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar më shumë se 100 objektiva në jug të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur ushtria izraelite, duke  përfshirë rrjetin e tuneleve ushtarake të përdorura nga Hamasi.

Situata humanitare  sa  vjen e behet më e vështirë, ndërsa spitalet vijojnë të mbeten jashtë funksionit.

Më shumë se 20,674 palestinezë  janë vrarë, ndërsa  54,536  janë plagosur nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës. Ndërsa numri i të vdekurve nga radhët e izraeliteve është  1,139./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë