Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar ashpër Kinën për vendosjen e taksës hakmarrëse për 128 produkte të importuara nga SHBA-të, përfshirë verën dhe mishin e derrit. Uashingtoni akuzon Pekinin për “shtrembërimin e tregjeve globale”.

 

Një ditë më pare Kina vendosi të hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e taksës mbi importin e çelikut dhe aluminit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Financave, e cila në një deklaratë për media i kërkon SHBA-ve të tërheqin masat e vendosura nga presidenti Trump, të cilat kufizojnë tregtinë mes dy vendeve.

 

Zhvillimet e fundit tregojnë se armiqësia tregtare mes SHBA dhe Kinës po bëhet gjithnjë e më e theksuar. Përplasja është reflektuar edhe në tregjet e pajisjeve elektronike.

 

Shtëpia e Bardhë po planifikon vendosjen e tarifave shtesë që arrijnë deri në 50 miliardë dollarë në vlerë produktesh ndaj importeve kineze në shenje hakmarrje. Sipas analistëve, tarifa pritet të ndëshkojë industritë kineze të aviacionit, teknologjisë dhe prodhimit të makinerive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *