E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Luftë” të korruptuarve dhe atyre që cenojnë demokracinë/ Ambasada e SHBA: Ndihmojmë Shqipërinë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur urdhër ekzekutivin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Mes vendeve ku do të aplikohen sanksionet bën pjesë edhe Shqipëria.

 

Reklamë

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në rrjetete sociale, ambasada e konsideron këtë urdhër një mjet jetik drejt arritjes së qëllimit të përbashkët për integrimin e rajonit në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike.

 

“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.”

Më shumë video

Reklamë