Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar një ngjarje kriminale të ndodhur ditën e sotme në Divjakë.

 

 

Sipas tij, tre persona të maskuar dhe të armatosur  kanë grabitur një pikë të shkëmbimit të paravë në qendër të qytetit.

 

 

Në denoncimin e tij, Korreshi shkruan se autorët janë larguar nga vendi I ngjarjes dhe policia nuk ka mundur të bëjë asgjë.

 

 

Denoncimi:

 

Divjaka ne gjendje lufte vetem se kesaj radhe nuk behet me lajm edhe pse ky i dyti eshte me i frikshem.

Ne qender te Divjakes sot ne oren 15:40 eshte vjedhur me arme nga 3 persona te maskuar Agjensia e Ëestern Union.

Ne ato momente Policia ka qene ne drejtim te paditur dhe pikerisht ne drejtim te paditur iken dhe autoret.

Shteti ne kaos, keto jane pasojat e fukarallekut dhe te shtetit te shpartalluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *